Këngëtari Luiz Ejlli ka bërë një deklaratë të fortë për gazetaren Nita Latifi, e cila ka hyrë së fundmi në shtëpinë e BBV.
Ai ka thënë se nëse nuk del nga shtëpia më e vëzhguar ditën e shtunë, do të “heqë dorë” nga Kiara, siç ajo i ka kërkuar.
I pyetur nga Nita “ti je i sigurtë që edhe Kiarës i pëlqen ti?”, Luizi thotë:
“Këtë e di veç Kiara dhe për mua aktualisht që flasim as mua nuk më besohet që po e them, por po kalova të shtunën unë Kiarën do e shoh thjesht si një konkurrente, si një vajzë në punë të saj, as do i flas as do merrem, meqë kjo është dëshira e saj.
Unë do e lë dhe do kthehem nga këta, por do kthehem me tan ça kam, me zemër me trup me gjithçka”.