Shqipëria do të luajë mbrëmjen e sotme (12 tetor) një nga ndeshjet më të rëndësishme ku do të përballet me Çekinë në stadiumin “Air Albania”.

Ndërsa interesi ka qenë tepër i lartë dhe biletat u shitën të gjitha për pak orë, këngëtari Luiz Ejlli, nuk ka mundur të sigurojë një biletë për ndeshjen Shqipëri- Çeki.

Luizi ka bërë një postim në llogarinë e tij në “Instagram” ku shprehet se edhe pse ka kontaktuar shumë njerëz nuk ka mundur të gjej biletë.

“Është shumë vonë”, ishte përgjigja që i kanë dhënë fituesit të “BBV”.

Gjithsesi Luizi pak orë para fillimi të ndeshjes, i ka uruar fitore Kombëtares Shqiptare, edhe pse nuk do të jetë prezent në stadium.