Luiz Ejlli dhe ngacmimet e tij në mediat sociale vijojnë të bëjnë lëmsh rrjetin.
Këto ditë ai është duke shijuar disa pushime me Kiarën në Itali, prej ka publikuar një fotografi në profilin e tij të Instagramit, ku shihet i ulur në një kolltuk.
“Opinionista di Grade Fratello, Luigi Angelo”, shkruan ai në gjuhën italiane, nisur nga fakti që momentalisht gjendet në Itali. Pra, “Opinionist i Grade Fratello(Big Brother)”.
Menjëherë pas publikimit të këtij postimi shumë ndjekës kanë spekuluar se ai nënkupton që artisti mund të jetë opinionisti i ardhshëm i “Big Brother 3”. Në fakt Luizi është shfaqur disa herë në ambientet e punës së BBV3, por ende nuk dihet nëse do ketë ndonjë rol.