Luiz Ejlli mohon pjesëmarrjen në “Ferma VIP” dhe politikë

Këngëtari Luiz Ejlli ka sqaruar njëherë e mirë zërat mbi përfshirjen e tij në formatin “Ferma VIP”. Përmes një postimi në Instagram, ai ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë kontakt me produksionin e këtij reality-show dhe nuk do të jetë pjesë e tij.

“Ju bëj me dije se nuk kam folur kurrë me askënd, as ndonjë telefonatë në lidhje me atë ‘Fermën VIP’,” ka shkruar Ejlli.

Gjithashtu, ai ka përgënjeshtruar edhe lajmet mbi një angazhim të mundshëm në politikë, duke theksuar se nuk do të kandidojë në zgjedhjet parlamentare.

Nga ana tjetër, “Ferma VIP” pritet të moderohet nga Luana Vjollca.