Angli, 2 maj 2014 – Mbrojtësi i Chelseat, David Luiz, e ka quajtur “mut” sezonin e Chelseat. Blutë u eliminuan nga Liga e Kampionëve nga Atletico Madrid gjatë të mërkurës, ndërsa janë prapa edhe në garën për titullin e Ligës Premier.

“Mund të jetë një sezon muti. Ne jemi klub i madh dhe duam të fitojmë trofe. Çdokush flet për rezultate. Ju mund të thoni se është një sezon muti, nëse nuk fitoni trofe brenda një sezoni te një klub i madh. Kjo është e vërtetë. Çdokush këtu është njeri dhe mund të gabojë – kjo është normale. Por ju nuk mund ta fshihni veten nga çdo situatë”,- ka thënë Luiz

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/