21 maj 2015 – Luiza Gega vazhdon të ngrejë lartë emrin e Shqipërisë në Atletikë, me atleten kuqezi që u rendit e treta në garën e World Challenge të Pekinit.
28-vjeçarja garoi në 1500 metra vetëm 5 ditë, pasi shkëlqeu në Doha, ku theu dhe rekordin kombëtar me 4 minuta 02 sekonda e 63 të qindtat duke arritur një tjetër rezultat të jashtëzakonshëm, që dhe pse nuk ishte një rekord i ri kombëtar gjithsesi e pozicionoi atë në vendin e tretë në përfundim të garimit duke e ngjitur dhe në pod, në një kompeticion shumë prestigjoz si ai i World Challenge ku marrin pjesë më të mirët e botës.
Gega, regjistroi kohën 4 minuta 4 sekonda e 20 të qindtat, ndërsa gara u fitua nga ukrainasja Mischenko, teksa në vendin e dytë u pozicionua marokenja Arafi. Pas Gegës u klasifikuan atlete me famë ndërkombëtare në këtë disiplinë si marokenja Akaoui, medalje e artë në Lojrat Mesdhetare të Mersinit, apo holandezja Maourenne Koster, fituese e medaljes së bronztë në Europianin e Pragës.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/