Luiza Gega ka regjistruar një tjetër rekord teksa është kualifikuar në Lojërat Olimpike Paris 2024.
Atletja ka triumfuar në disiplinën 3000m/p me kohën 9.21.53 në Kampionatin Ballkanik të Atletikës.
Gega ka marrë medalje të artë dhe duke regjistruar super kohë pavarësisht se gara u zhvillua në mëngjes.
Kështu Luiza bëhet sportistja e parë shqiptare që ka marrë biletën kualifikuese për Paris 2024.
Shqipëria përfaqësohet në këtë Kampionat me 9 atletë (5 djem – 4 vajza).
Kampionati zhvillohet në Krajlevo të Serbisë nga datat 22-23 Korrik., teksa marrin pjesë gjithsej 20 shtete.





