16 maj 2015 – Luiza Gega thyen rekord kombëtar në garën e 1500 metrave në Diamond Leage në Doha të Katarit. Atletja shqiptare e distancave të gjata e ndali kronometrin në 4 minuta, 2 sekonda e 63 të qindat, duke e përmirësuar kohën e saj të mëparshme me 49 të qindat. Gega u rendit e pesta në këtë garë, duke lënë pas 11 altete, 2 prej të cilave nuk arritën ta mbyllnin garën. E para finishin e kaloi atletia Ethiopiane, Dawit Seyaum, me kohën 4’00”96, e ndjekur nga holandezja Sifan Hassan dhe etiopiania Senbere Teferi. Në këtë garë të 1500 metrave, atletja shqiptare ka qenë gjithnjë me grupin e pretendenteve, por në fund atletet afrikane treguan se janë kampione të kësaj disipline, duke krijuar një shkëputje të ndjeshme në sekondat e fundit.Më këtë rezultat të shkëlqyer Gega kap normën olimpike 4.06,00 që e kualifikon atë direkt në Olimpiadën Rio 2016.
Në Doha të Katarit 26-vjecarja debutoi në Diamond League, ndërkohë që atletja shqiptare mund të garojë edhe në Shangai të Kinës pas një jave.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/