Luizi dhe Kiara janë shfaqur sërish bashkë mbrëmjen e djeshme. Këngëtari uperformoi në një club nate në Ferizaj dhe ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.
Fillimisht çifti u shfaq në një restorant duke darkuar në shoqërinë e miqve të tyre, ndërkohë që gjatë koncertit Kiara u shfaq edhe në skenë.
Kiara duket se po suporton Luizin çdo ditë në karrierën e tij muzikore. Para se të këndonte këngën që i ka dedikuar asaj “Me Ty”, ai e afroi Kiarën pranë vetes.
Luizi pati edhe një thumb për të gjithë ata që thonë se çifti janë ndarë sa herë qëndrojnë për një kohë të gjatë pa u shfaqur bashkë në publik.
Çifti po përpiqet të jetojnë dashurinë e tyre larg vëmendjes së publikut, por tashmë edhe çdo mosveprim i tyre komentohet në rrjet si një ndarje e mundshme.