Mbrëmjen e djeshme Vëllai i Madh, ka organizuar një festë beqarie për Luizin.
Duket se Luizi e ka shijuar këtë festë me striptiste, ku të pranishëm ishin edhe disa ish-banorë të “BBV2”.
Në një moment Luizi shihet i ulur dhe striptistet po bënin një perfomancë rreth tij. Luizi shihet disa herë të përmendte emrin e Kiarës, duke i shprehur dashurinë.
Por si ka reaguar Kiara?
Ajo ka postuar një foto nga festa në “Instastory” dhe shkruan: Më fusni në shtëpi tani
Kiara mesa duket e ka marrë me shumë sportivitet, sepse këtë shkrim ajo ka shoqëruar me disa emoji duke qeshur.