Kiara Tito u përball ditën e djeshme me një incident duke pësuar në dëmtim në këmbë. Pas kësaj modeatorja u dërgua në spital, por pak orëë vonë i është bashkuar sërish shtëpisë.
Banorët kanë treguar kujdes ndaj Kiarës, por ka qenë Luizi ai i cili i ka qëndruar te koka deri në orët e para të mëngjesit.
Por pas përplasjes që dyshja pati dy ditë më parë, pasi Luizi e gënjeu se vuan nga sëmundja e rëndë, Kiara nuk e ka mirëpritur këtë kujdes.
“Si shumë konfidenca sot me mua”, i thotë moderatorja të cilës Luizi i ka kërkuar falje.