Afrimi mes Kiarës dhe Luizit diskutohet shumë, por një moment i veçantë ka tërhequr shumë vëmendje.
Pikërisht momenti kur Luizi i është hedhur mbi të Kiarës, duke thënë se po bënte prova, ndërsa nga shumë persona është konsideruar si ngacmim seksual.
Opinionistja Zhaklina Lekatari i kërkoi banorëve që të sillen me kujdes, e veçanërisht Kiarës që të kërkojë respekt nga Luizi.
“Është stadi parimor. Vendi ynë vuan shumë nga dhuna, që është kthyer në emergjencë kombëtare. Duke parë që ju jeni njerëz të njohur që ndiqeni nga shumë të tjerë, nuk është mirë që kjo gjë të normalizohet.
Kjo ka të bëjë me Kejvinën që i futet Kristit në shtrat, Olta që puth Kiarën pa dëshirë, apo dhe Luizit që i hidhet mbi të Kiarës.
Kiara dhe Luizi kanë një marrëdhënie. Dhe ajo i vendos vetë kufijtë, por i them vetëm të kërkojë që Luizi ta respektojë. Vendos kufijtë e tu dhe respekto veten. Programin e shohin edhe vajza të vogla”- tha Zhaklina.