Luiz Ejlli ka zbuluar ditën e sotme se ka dashur që të largohet nga shtëpia më e famshme në Shqipëri dy herë.

Teksa ndodhej në dhomën e gjumit, Efi Dhedhes e pyeti se ‘sa herë ke dashur që të ikësh?”.

Këngëtari i njohur fillimisht tha “1 herë”, por pastaj tha se edhe kur është eliminuar partnerja e tij, Kiara Tito.

“Sa mirë bëri që u rikthye. Se i binte mos ta shikoja 1 muaj e gjysmë, është shumë. Tani i bie dy javë dhe e di që është e lumtur. E di që e ka unazën në gisht, e di se po pret edhe ajo. Tokë e zënë, tani është duke dalë thashë e ta ketë me vete, tokë private, ruhet nga shteti”, tha Luiz Ejlli.