Blerja më e re e Manchester United, Romelu Lukaku, është arrestuar në Beverly Hills. Policia kaliforniane ka shkuar gjashtë herë në vilën e tij për shkak të zhurmës së madhe. Ylli i Everton, i cili së shpejti do të zyrtarizohet si lojtari i United, momentalisht ndodhet në Los Angeles për pushimet verore.

Sipas amerikanes TMZ, policia e paralajmëroi plot 6 herë Lukakun për shkak të zhurmës së madhe por ai nuk bindej, kështu që policisë i është dashur të veprojë ndryshe duke arrestuar sulmuesin. Akoma nuk dihet se çfarë dënimi e pret belgun, por me shumë mundësi do të jetë thjesht një gjobë.