Romelu Lukaku duket se ende nuk e ka tretur plotësisht lamtumirën e tij me Interin.

Pa e përmendur kurrë, sulmuesi belg shpesh flet për ish-skuadrën e tij, duke dhënë sinjale të qarta sikur donte të çlironte zilinë e tifozëve zikaltr, të cilët u goditën në krenarinë kur ai “flirtuar” me Juventusin dhe Milanin.

Për të kaluarën e afërt Lukaku foli pas fitores me shifrat 4-0 përballë Brighton për llogari të ndeshjes së parë të 1/8 të të Europa League, ku Big Rom shënoi golin e dytë.

“Gjithmonë përpiqem të jap maksimumin për Romën sepse isha në një situatë të vështirë, shumë njerëz nuk e dinë se si ishte situata ime, por falënderoj shumë Romën që më ndihmoi. Kur mbërrita, pashë menjëherë dashurinë e tifozëve për këtë ekip madhështor. Nainggolan më kishte përgatitur shumë në ditët e fundit se si duhet të sillem në Romë. Shokët e skuadrës ishin shumë të mirë me mua, Mourinho më ndihmoi dhe tani De Rossi po e bën këtë”, shpjegoi sulmuesi belg për Sky Sport.

Më pas Lukaku u ndal tek objektivat me verdhekuqtë, të cilët nuk e kanë fituar Europa League, që nga viti 1961 kur quhej Kupa e Panaireve.

“Ne ëndërrojmë të shkojmë sa më larg në kupë, skuadrat e mëdha mendojnë për këtë. Trajneri bën përpjekje dhe ne përpiqemi ta ndjekim dhe të bëjmë sa më shumë që të jetë e mundur. De Rossi më jep më shumë liri në mesfushë për t’u përshtatur. Duhet të sulmoj thellësinë, përpara se të ishte në fushë. Është hera e parë që luaj në mbrojtje vetëm në Itali, por ndihem mirë dhe duhet të vazhdojmë të rritemi për të arritur më tej në kampionat dhe kupë. Çdo stërvitje është një test për ne dhe kjo më pëlqen sepse mendoj se lojtarët e mëdhenj duhet të stimulohen. Ai na thotë që të mos heqim mendjen gjatë ndeshjes sepse synojmë të jemi në 4 vendet e para në kampionat dhe më pas të ecim përpara në kupë”, tha Lukaku.