22gusht 2015 – Slavko Lukiç është pjesë e Teutës, ndërsa prej disa ditësh ka qenë pjesë e skuadrës durrsake në stërvitje.Mbrojtësi i qendrës kompleton durrsakët nuk kushtet kur Arjan Sheta, i cili është kthyer te Laçi pas “rrëmujës “ që krijoi me lëvizjet e tij, nuk është më tek Teuta.Futbollisti ka qenë edhe tek Partizani, por nuk e ka bindur Starovën, ndërsa ka luajtur për LB07, Novi Pazar dhe Sutjeska.

Ndërkohë në prag të ndeshjes me Flamurtarin, trajneri i durrsakëve, Gugash Magani, do të deklaronte:“E vlerësoj kundërshtarin, sepse është një klub me histori. Është një skuadër që ka fituar trofe, ndërsa Flamurtari ka ndërtuar një grup pretendent për këtë sezon.

Megjithatë jemi përgatitur për ta fituar ndeshjen. Kemi krijuar një skuadër solide dhe besoj se në Fier do të marrim pikë.Ekipi është gati, ndërsa besoj se 90 përqind e skuadrës e ka arritur formën maksimale.Kemi në ekip elementët që do t’i tregojnë vlerat e tyre në fushë. Jam i bindur se Teuta do të zbresë për të marrë maksimumin”.