Kreu i LIBRA, Ben Blushi i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” ka sqaruar se si ka rënë në kurthin e Lul Berishës, ndërsa po takonte qytetarët e Durrësit, por ky i fundit nuk ka vonuar t’i dërgojë një mesazh live në studio. 

Lul Berisha i ka dërguar një mesazh moderatorit të emisionit, Blendi Fevziut, ku i shkruante: “Unë jam takuar edhe herë tjetër me Blushin, kur ai ka qenë ministër.”

Blushi ka mohuar këtë pretendim të Lulzim Berishës duke theksuar se nuk e njeh atë dhe nëse do e kishte takuar më pare, përballjen para disa ditësh në Durrës do e kishte shmangur.