Gjykata e Durrësit ka rrëzuar kërkesën për lirim të parakohshëm nga burgu të Lulzim Berishës. Berisha njihet si kapoja i Bandës së Durrësit’.
Mësohet se kërkesa ishte bërë pranë Gjykatës së qytetit bregdetar, ndërsa Prokuroria ka qenë ajo që ka kundërshtuar. Sakaq, Berishës i kanë mbetur edhe 6 vjet burgim për të vuajtur, ndërsa ai akuzohet për krime që lidhen me trafikun e drogës.





