Të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike kanë tërhequr vëmendjen e qytetarëve të shumtë gjatë mesditës së sotme.

Në ditën e 20-të të protestës së opozitës, ata janë maskuar si Mark Frroku, Emiljano Shullazi, Lulzim Berisha, dhe të tjerë emra të botës së krimit, të akuzuar për vepra të ndryshme penale, e më pas kanë firmosur peticionin për Vetingun.

Të rinjtë e FRPD-së në këtë mënyrë dëshirojnë të japin mesazhin e tyre të radhës, kundër krimit.

Në çadrën e ngritur nga shoqatat pro vetingut, askush nuk pati guximin t’i kundërshtojë ‘firmëtarët’.