Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla gjatë fjalës së tij në Kuvend i ka kthyer përgjigje kryedemokratit Basha në lidhje me vendosjen e taksës së qarkullimit brenda çmimit të karburanit, pasi ky i fundit e quajti” taksa Rama”.

Balla u shpreh se për këtë taksë kanë votuar të dyja partitë dhe se ish-minstri i PD-së Ridvan Bode ka thënë se ishte e vetmja mënyrë për të mbledhur këtë taksë.

Ndërkohë ish-sekretari i PS-së ironizoi Bashën duke thënë se nuk duhet të merret me shifra se është “zot na ruaj”.

“Dua që sa herë të flitet në këtë foltore të jemi të sinqertë. Basha e quajti taksën e qakullimit ‘taksa Rama’. Kemi qenë të dy sëbashku kur kjo taksë është votuar për herë të parë, vendosja e taksës së qarkullimit brenda çmimit të karburantit. Ish-ministri juaj Bode argumentonte se ishte mënyra e vetme për të mbledhur këtë taksë. Bode erdhi asokohe që kjo të futej në çmimin e karburantit. U bë 17 jo 24 siç thotë Luli. Dhe Lulit i them mos hyj te shifrat se je zot na ruaj. Pra është e vetmja mënyrë për ta mbledhur këtë taksë,” u shpreh Taulant Balla.