Kryeministri Edi Rama ka ironizuar opozitën se me figurat që ka e ka të pamundur të sigurojnë të ardhmen e shqiptarëve.

Rama u shpreh nga Bylysi se vaksinat nuk mund ti gjejë Luli që fle nga Durrësi në Tiranë, pasi për një gjë të tillë duhet të shëtisësh botën.

“Kush di i gjejë vaksinat Luli duke fjetur është një tmerr, është ti biesh botës pesë herë rrotull dhe të lypësh në çdo derë që të hapet dhe të bëhesh i padurueshëm  që të marrësh. Këtë e ze gjumi nga Durrësi në Tiranë lerë më të marrë botën do të bëhet si sendet e humbura se dimë ku ta marrim. Ka të mirën se na bën të qeshim, por s’është për të qeshur ajo që mund të ndodhë me drejtësinë, sot ne nuk jemi në kushtet që të themi se po funksionon drejtësia siç e meritojnë shqiptarët por ka filluar që të japë shenja të  funksionimit. 3+1 është rreziku më i madh, nuk është 3 e gjysmë se ai është marshalla, gjysma e kokës zgjohet gjysma tjetër për të bërë makarona, Saliu, Monika dhe Iliri janë kërcënimi, nuk mund tu japësh shans tjetër në mes të luftës duke parë fitoren dhe se po del nga tuneli i pandemisë”, tha Rama.