Kryetari i Partisë Demokratike ka përkujtuar sot, 10-vjetorin e vizitës së ish- presidentit të Amerikës, Xhorxh W Bush në Tiranë. Në postin e ministrit të Jashtëm, atë ditë Basha kujton se e priti vetë në aeroportin e Rinasit.

Deklarata e Lulzim Bashës

Sot 10 vjet më parë pata nderin të pres dhe ta shoqëroj gjatë gjithë vizitës së tij historike në Shqipëri, Presidentin e SHBA George W. Bush, i cili njoftoi nga Tirana vendimet se Kosova do bëhej e pavarur dhe Shqipëria do anëtarësohej në NATO. Kombi ynë i është përjetë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Si kryeministër i Republikës së Re unë do ta forcoj edhe më shumë bashkëpunimin dhe aleancën strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Presidentin Trump.