Kreu i PD Lulzim Basha dhe kryeministri Edi Rama, janë duke replikuar me njëri-tjetrin në Kuvend, në seancën e sotme plenare.

Basha i përmendi Ramës sipas tij disa oligarkë, si Shefqet Kastrati dhe Samir Mane, ndërsa e akuzoi se në Shqipëri është rritur vetëm importi i bananeve, nisur nga fakti se janë kapur disa ngarkesa me kokainë.

“Shikon vetëm importin e bananeve. Ai të është rritur ty. Vetëm importi i bananeve të është rritur. I ke marrë i ke futur në oborrin tënd. I do emrat, ta mban apo jo? Shko tako ata të agjencive partnere ti tregojnë, se unë të siguroj që i di. Pastaj bëj presion Gledis Nanos”, i tha Basha kryeministrit ndër të tjera.

Kryeministri doli menjëherë pas Bashën dhe tha se ky ishte një sulm i shëmtuar.

”Këto janë gjoba Lulzim. E di gjithë Shqipëria që këto janë gjoba. Atë oligarkun që përmende, bëj letrat dhe çoje në SPAK”, i tha Rama Bashës ndër të tjera.