Ish-kryeministri Sali Berisha i ka dërguar një mesazh të gjithë mbështetësve të Foltores, të cilët i garanton që në 11 Dhjetor do të mblidhen si asnjëherë më parë sipas tij për ti kthyer partinë demokratëve.
Berisha hedh akuza të forta ndaj Bashës, për të cilin thotë se i ka tmerr votat e demokratëve, për shkak të pazarit të vazhdueshëm që bën me Edi Ramën.
Berisha thotë se në drejtimin e tij PD ka korrur 7 fitore, ndërsa me Bashën vetëm humbje dhe pazare. Ai e akuzon kreun e PD-së se është pasuruar gjatë qëndrimit të tij në opozitë.
Postimi i plotë i Berishës:
Dita e ndryshimit po vjen! Demokratet kane marre ne dore fatet e partise se tyre dhe ne dt 11 Dhjetor do mblidhen te bashkuar si asnjehere me pare per ta hequr Partine Demokratike nga pazaret e peng-kryetarit dhe per t’jua rikthyer ate demokrateve. Vetem keshtu Partia Demokratike do te shkeputet nga pazar humbjet e Lulzim Bashes dhe do rikthehet ne rrugen e perballjes me Ramen dhe fitoren ndaj narkoshtetit te tij.
Ne dt 11 Dhjetor demokratet do te refuzojne humbjet, disfatat dhe pazaret dhe do rifitojne kohen e humbur drejt FITORES!
Lulzim Basha, njeriu qe ka frike te takoje demokratet dhe madje ka tmerr dhe nga firmat e tyre e ndjen se me afrimin e Kuvendit te Partise Demokratike pazaret e tij me Edi Ramen do te mbarojne e bashke me to dhe perfitimet e tij prej tyre. Ai eshte bere qesharak me kercenimet se do perjashtoje partine per te mbajtur vulen qe i duhet vetem per te vulosur humbjet e Partise Demokratike ne kurriz te pazareve te tij me Edi Ramen!
Problemi i Partise Demokratike nuk eshte Sali Berisha qe e ka bere ate 7 here fituese por pazarexhiu qe i ka shkatuar dhe sjelle asaj vetem humbje dhe deshtim. Lulzim Basha ka shitur sakrificat, besimin, mundin dhe djersen e demokrateve duke u dhuruar atyre vetem humbje, ndersa per vete ka perfituar si askush ne 30 vjet duke u pasuruar ne opozite!
Ai ka deshtuar ne cdo aksion opozitar qe ka nisur per faktin e thjeshte se gjate rruges interesat dhe sakrificat e demokrateve u shiten per pazare sic beri me cadren, me Astirin, me teatrin, me djegien e mandateve, me bojkotin e zgjedhjeve, me traun e rruges se kombit, me portin e durresit e shume te tjera!
11 Djetori do te jete nje ditelindje e vertete per Partine Demokratike dhe gjithe demokratet qe duan te bejne opozite te vertete dhe pa asnje kompromis per te rrezuar narkoshtetin e Rames dhe pengjet e tij.
Partia Demokratike – Foltorja





