Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas pretendimit të Partisë Demokratike se Lulzim Basha mbahet në survejim nga policia.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama thotë se e vërteta e këtij pretendimi do të dalë së shpejti.
"Babalepartitë e babaleopozitës kanë shpikur sot një përgjim të Policisë së Shtetit për babalekryetarin e Partisë Babalokratike
Shpejt do të dalë e vërteta e babalepërgjimit të shpikur dje për ministrin e ndërkohë le të qeshim me babalepërgjimin e shpikur sot për Lulëzimin
", shkruan Rama.





