Lulzim Basha shpallet kryetar i Partisë Demokratike zyrtare.

Kreu i Komisionit Zgjedhor në Partinë Demokratike, Jemin Gjana në një deklaratë për mediat, është shprehur se në zgjedhjet për kryetar morën pjesë 18.052 anëtarë të PD.

Këta anëtarë votuan për rikthimin në krye të PD të Lulzim Bashës.

‘Në mbledhjen e komisionit pasi administruam të dhënat e procesverbaleve, komisioni hartoi procesverbalin e rezultatit përfundimtar, bazuar në të dhënate  votimeve në 71 degët e PD-së. Numri i anëtarëve në listë është 25 mijë. Në 71 degë kanë marrë pjesë në votim 18 mijë 52 anëtarë. Një pjesëmarrje 71%. Basha shpallet kryetar i PD-së.’- tha Gjana.