Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shfrytëzuar minutat e fundit që kanë ngelur në dispozicion për t’u bërë thirrje shqiptarëve që të votojnë.

“Nëse nuk keni votuar akoma — ka kohë deri në orën 20:00. Inkurajoni të afërmit dhe të njohurit tuaj të votojnë. Vetëm duke votuar e ndryshoni jetën tuaj”,- shkruan ai në Facebook përbri videos që ka postuar.