7 maj 2015 –Gjykata e Breshias dënoi me 4 vjet burg për grabitje me armë dy shqiptarë.
Në 14 qershor 2014, Lulzim Gjini dhe Martin Kola grabitën me dhunë vilën e një 71-vjeçari italian, banues në qytetin e Salosë në Provincën e Breshias. Dy grabitësit të pakënaqur nga çfarë grabitën në vilë, e detyruan pensionistin italian që t’i dërgonte me makinën e vet te bankomati i bankës dhe të tërhiqte para për t’ua dhënë hajdutëve shqiptarë.
Pikërisht për këtë krim ata do të vuajnë 4 vjet burg.
/Gj.Th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/