Në një dalje për mediat, ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka komunikuar shkarkimin e drejtoreshës së zyrës Arsimore në Mat, Arjana Rama, si pasojë e ankesave në portal.
"Nga Mati ka rekord ankesash. Ankesat kanë të bëjnë kryesisht me mësuesit, kanë të bëjnë me transferimin e mësuesve nga shkolla në shkollë. Morëm shkas nga një emisionin për një mësuese që ecte dy orë në këmbë për të shkuar në shkollë. Ajo kërkoi një vend më të afërt, por zyra e Arsimit nuk ia mundësoi në Mat. Ajo që është e papranueshme është se zyra e arsimit nuk ka kthyer as përgjigje. Si rezultat është pezulluar nga detyra dje drejtueja e zyrës arsimore Mat." – u shpreh Shahini.





