Strukturat e qarkullimit Rrugor te Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës kanë vërshuar me gjoba ndaj drejtuesve të automjeteve.
Sipas të dhënave policore, mësohet se në një javë janë arrestuar në flagrancë 4 persona, 3 prej të cilëve sepse drejtonin mjetin të papajisur me leje drejtimi, dhe 1 për pije alkoolike.
Ndërsa janë vendosur në total 1774 masa administrative.
–U tërhoqën 109 leje drejtimi ku:
-97 për tejkalim shpejtësie.
-12 leje për përdorim të pije alkoolike.
-220 masa administrative për mos vendosjen e rripave të sigurimit.
-50 masa administrative për kaskat mbrojtëse.
-47 masa administrative ndaj mjeteve të trasportit publik, që operojnë në kundërshtim të kodit rrugor.
-184 masa administrative për përdorimin e aparatit celular.
-320 masa administrative për parakalim të gabuar.
Vashdon puna nga ana e policisë rrugore për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që nuk zbatojnë rregullat e Kodit rrugor.





