Plot 11 mijë masa administrative janë vendosur nga policia e Tiranës gjatë javës që lamë pas, ndërsa janë ndaluar 14 shoferë e ndaj 84 të tjerëve janë pezulluar leja e qarkullimit.

Njoftimi:

Policia Rrugore Tiranë👮🏻‍♂️

Gjatë javës që lamë pas, Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë ka vijuar punën intensive për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, si dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, në kryeqytet.

▪️14 persona janë arrestuar për drejtim automjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi, shkelje të tjera si dhe për korrupsion aktiv.

▪️U vendosën 11,462 masa administrative për një gamë të gjerë shkeljesh, duke theksuar rëndësinë e respektimit të rregullave të trafikut për një qytet më të sigurt.

▪️84 masa administrative janë paraparë për pezullim të lejes së drejtimit, me mundësi konvertimi në gjoba të dyfishta.

▪️8 automjete janë bllokuar për mungesë dokumentacionit dhe detyrime të papaguara.

Mos harroni, siguria në rrugë është përgjegjësi e të gjithëve. Respektoni rregullat dhe mbrojtja e jetëve nis nga ju!