Reshjet e dendura të shiut vijojnë të shkaktojnë probleme të mëdha në vend. Mësohet se Lumi Seman ka dalë nga shtrati në zonën e urës së Mbrostarit, duke shkaktuar përmbytje në disa sipërfaqe bujqësore dhe në të paktën një stallë me bagëti. Ndërkohë, niveli i ujit është rritur ndjeshëm si pasojë e prurjeve të mëdha nga reshjet e ditëve të fundit.
Sakaq, strukturat e emergjencave civile ndodhen në terren dhe po monitorojnë situatën, ndërsa ka nisur verifikimi i dëmeve tek fermerët.





