Kush ka thënë që lumturia nuk blihet me para e ka pasur gabim, sepse një studim i ri tregon se të pasurit janë më të lumtur se ata që kanë më pak të ardhura. 

Kërkuesit Daniel. W. Sacks, Betsey Stevenson e Justin Woflers kanë krahasuar ndjenjën e të qenit të lumtur me nivelin e të ardhurave dhe se çfarë blihet me paratë që fitohen.

Si pasojë, ata thonë se kanë dalë në përfundimin se çdo dollar, apo euro më tepër na jep më shumë lumturi. 

Një studim i Gallup në 122 vende tregon po ashtu se në vendet e pasura, popullsia është më e lumtur se në ato të varfëra. Po ashtu, të ardhurat duhet të rriten në të njëjtën masë në mënyrë që të marrim të njëjtën ndjesi.

Psh, nëse dyfishoni të ardhurat tuaja nga 30 në 60 mijë dollarë, që të fitoni të njëjtën lumturi, kjo shumë duhet të dyfishohet sërish e të shkojë në 120 mijë. 

E bukura është që me shtimin e parave, shtohet dhe lumturia, pra me sa duket nuk paska një pikë ngopjeje.