Të duash do të thotë të bësh gjëra të vogla me dashuri të madhe!
Ky ishte qëllimi i ekzistencës së Nënë Terezës.
Në ditën kombëtare të Lumturimit të saj, Bashkia Durrës në bashkëpunim me shkollat “Nënë Tereza”, “Jan Kukuzeli”, si dhe Qendrën Kulturore të Fëmijëve organizoi në shëtitoren “Taulantia”, një koncert të larmishëm me numra artistikë.
Aktiviteti u bazua te biografia, thëniet dhe poezitë e Nënë Terezës, por nuk munguan edhe interpretimet e këngëve dhe valleve popullore.
Njëkohësisht, ai u shoqërua edhe me një ekspozitë me vizatime dedikuar Nënë Terezës, të punuara me shumë dashuri nga nxënësit e këtyre shkollave.
Ajo u ngrit mbi palët, mbi kinflikret dhe luftërat duke iu dhënë shpresë mijëëra të varfërve dhe të mjerëve anembanë botës duke qenë e vetmja që mori përmasat e një figure të përbotshme.
Më 4 shtator 2016, Nënë Tereza u shpall shenjtore, nga qendra kryesore e Krishtërimit.
Fituesja e çmimit Nobel për paqen, edhe sot ofron qetësi shpirtërore me figurën, misionin prej humanisteje dhe veprën e saj.
Nëse do të ndryshosh botën, shko në shtëpi dhe duaj familjen tënde!