4 qershor 2015 – Policia e Lushnjës zbuloi dhe asgjësoi 300 rrënjë opium, gjatë kontrollit të kryer për parandalimin e kultivimit të lëndëve narkotike. Në këtë kohë dalin në pah bimët që prodhojnë drogën, pasi janë në fazën e rritjes. Por, ndërsa policia priste të gjente minimalisht disa rrënjë kanabis, në fakt në fshatin Çermë zbuloi opium. Kjo është lënda e parë e prodhimit të drogave të forta dhe në Shqipëri janë të pakta rastet e kultivimit dhe të zbulimit të tyre. Në pranga u vu Refat Arapi, në pronën e të cilit u gjet bima narkotike.
Për prodhimin e opiumit numrin 1 në botë e mbajnë afganët.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”