Një lushnjar 31 vjeç, i cili kishte ardhur në Durrës për të vjedhur, është kapur në flagrancë nga policia gjatë “aksionit” të tij.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 3 të Durrësit, ku autori Roberton Cërria ka tentuar të vjedhë në një pallat, por u kap në punë e sipër nga uniformat blu.
Policia mbërriti në vendngjarje, pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe në momentin e arrestimit, përveç mjeteve që 31-vjeçari kishte marrë për të realizuar vjedhjen (1 palë gërshërë metal prerëse, 1 thikë dhe 1 palë pinca), efektivët i gjetën dhe 3 doza heroinë.
Sipas burimeve policore, mësohet se Cërria është person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër pronës dhe trafikimit të lëndëve narkotike.
Ndaj tij tanimë rëndojnë 2 akuza, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”dhe “Vjedhja e mbetur në tentativë”.
S.L.