Në emisionet live ndodhin gjithmonë të papritura dhe çudira, por kur janë për mirë, këto të papritura janë edhe më të bukura e më interesante. Një ngjarje jo e zakontë ka ndodhur në emisionin e mëngjesit “Aldo Morning Show”, ku si çdo ditë, mes telefonatave të shumta, ka spikatur njëra prej tyre.

Bëhet fjalë për telefonatën e një gruaje të moshës 61-vjeçare nga qyteti i Lushnjes, e cila quhej Feride. Ferideja tregoi në emision se prej vitesh ka jetuar në Gjermani dhe se prej tre muajsh ishte kthyer në Lushnje.

Ajo qau hallin e saj troç duke thënë: “Kërkoj burrë”. Zonja ishte ndarë nga bashkëshorti prej vitesh, pasi ai ngeli pa punë dhe ra nga ana psikologjike. “Dua burrë, por jo të jetë fshatar. Jam e bukur, nuk tregoj si 61 vjeçe. Kam forma të bukura trupore”, ka thënë ajo ndër të tjera.

Mirëpo, surpriza nuk ndalet vetëm me kaq. Ferideja e kishte të qartë se kush ishte personi të cilit i propozoi live në emision dhe i kërkoi një takim. Zonja donte një ish-të burgosur nga qyteti i Durrësit, i cili quhej Besnik.

Dhe në fakt, Besniku ka qenë duke e dëgjuar në ato momente e duke ndjekur emisionin. Ai telefonon dhe të dy komunikojnë. Besniku tregon se është rreth 65 vjeç. Nuk mund të mungonte pyetja e Feridesë nëse ai ishte nga qyteti apo nga fshati, pasi për të ishte shumë e rëndësishme që partneri i ardhshëm të ishte qytetar.

Nga qyteti jam, brenda në Durrës”, i thotë Besniku, ndërsa të dy pohojnë se kanë fëmijë të rritur me ish-partnerët. Ferideja dhe Besniku vendosën që të takoheshin dhe të pinin një kafe./Lexo.al/