LUSHNJE – Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në vendin e quajtur Shën e Premte, të Lushnjes. Viktima të këtij aksidenti kanë mbetur dy të rinj, të cilët udhëtonin me një motoçikletë.
Aksidenti është konfirmuar nga kryeplaku i zonës si edhe nga policia lokale. Ata bëjnë me dije se viktima të aksidentit janë shtetasit Dritan Dervishi 23 vjec dhe Bajram Balla 19 vjec.
Dy të rinjtë janë përplasur me një mjet tip Ford, ndërsa policia dyshon se shkak i aksidentit ka qënë parakalimi i gabuar i tyre. Ndërkaq, mësohet se është ndaluar edhe drejtuesi i mjetit Kujtim Cekrezi. Hetimet për ngjarjen vijojnë.





