Një tjetër aksident ka ndodhur përgjatë rrugës Lushnjë-Çermë, në afërsi të fshatit Dushk.
Automjeti tip fuoristradë ka dalë disa dhjetëra metra nga rruga dhe ka përfunduar në tokat përgjatë autostradës.
Dy bashkëshortë që udhëtonin në automjet janë transportuar nga ambulanca në Spitalin e Lushnjës nën kujdesin e mjekëve.
Punonjësit e Policisë Rrugore kanë shkuar në vendngjarje për të dokumentuar aksidentin dhe për të hedhur dritë mbi shkaqet që çuan në këtë aksident.
Nga të dhënat paraprake, rezulton se drejtuesi i fuoristradës ka humbur kontrollin mbi mjetin i cili ka dalë nga rruga, dhe pasi ka përshkruar 20-30 metra në ajër, ka përfunduar në oborrin e një banese ku fatmirësisht nuk kishte asnjë person.
Dy të lënduarit, bashkëshortë janë jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Lushnjës.





