Plagos me thikë një person arrestohet në flagrancë autori i dyshuar i krimit. Sipas policisë, Ergen Sefa, 18 vjeç, banues në fshatin Delisufaj të Lushnjës, mesditen e djeshme ka qëlluar me thikë shtetasin F.H., 17 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur në orën 12:20, në rrugën kryesore të fshatit Allkaj të Lushnjës, pas një grindje të çastit për motive të dobëta. Pas marrjes së mjekimit në Spitalin Rajonal Lushnje, gjendja shëndetësore e të dëmtuarit paraqitet e mirë dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Gjatë arrestimit, policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale thikën me të cilën autori qëlloi shtetasin F.H. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë Lushnje, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.





