TIRANE – Komisioni i Sigurisë diskuton nen për nen projekt-ligjin për armët, që synon të rregullojë kushtet për blerjen, mbajtjen, prodhimin, tregtimin, shitjen, transportimin e importimin e armëve dhe municioneve brenda territorit shqiptar, si dhe eksportimin e tyre jashtë vendit. 

Ky pr/ligj ka ngjallur sërish debate mes mazhorancës e opozitës në Komisionin parlamentar të Ligjeve. Deputeti socialist Pirro Lutaj kërkoi që përcaktimi armë të tjera të specifikohet në draft. 

“Armë të tjera mund të jenë edhe çadra pistoletë, sipas kryeministrit. Ta ndryshojmë këtë përcaktim dhe ta bëjmë armë të reja që përmban neni 3.”- u shpreh Lutaj. 

Nga ana tjetër, deputetët demokratë akuzuan të majtët se po kërkojnë që armët të mos kontrollohen nga parlamenti.