Pas Donald Trump Jr. djali i madh i ish-presidentit amerikan, ka reaguar edhe vajza e tij Ivanka Trump përmes një postimi në rrjetin social “X”.
Ajo ka falenderuar forcat e rendit për reagimin e tyre të shpejtë, ndërsa ka shprehur ngushëllime për viktimat dhe të lënduarit e ngjarjes.
Postimi:
“Faleminderit për dashurinë dhe lutjet tuaja për babanë tim dhe për viktimat e tjera të dhunës së pakuptimtë në Butler, Pensilvani.
I jam mirënjohës Shërbimit Sekret dhe të gjithë oficerëve të tjerë të zbatimit të ligjit për veprimet e tyre të shpejta dhe vendimtare sot. Unë vazhdoj të lutem për vendin tonë. Të dua babi, sot dhe gjithmonë”, ka shkruar ajo.