Në të gjitha kishat katolike shqiptare janë mbajtur sot lutje të posaçme për shëndetin e Papa Franceskut.

Thirrja u bë nga presidenti i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, imzot Gjergj Meta.

Në një deklaratë të shpërndarë për mediat thuhet se situata nuk është e lehtë dhe mjekët nuk mund të parashikojnë si mund të jetë ecuria e sëmundjes.

“Ftohja në dy krahët e Papës e ka ndërlikuar gjendjen e tij”,  thuhet në njoftim.