Është tetë vjet më e madhe se i dashuri i saj, dhe kjo nuk i pengon aspak, madje flitet se dashuria e tyre është në hapa të sigurt.

E kemi fjalën për aktoren më të dashur të "Portokallisë" e njohur me personazhin Luzja, por që në fakt ajo quhet Renada Caci.

Në këtë foto që shihni realizuar përkrah të dashurit të saj të ri, një prezantues dhe balerin i njohur në Shqipëri, Klinton Zeqiraj, aktorja duket si një modele, madje konkuron edhe të dashurin e saj, i cili është mësuar me "fotoshoting".