Një person ka tentuar të vetëvritet duke i vënë flakën vetes pasditen e sotme.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 16:35 në qytetin e Sarandës, ku një person, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur, është lyer me benzinë duke i vënë zjarrin vetes në hyrjen e pallatit ku banonte.

Për shkak të dëmtimeve të marra në trup, ai është dërguar në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Mësohet se ky shtetas ka qenë në gjendje të rëndë psikologjike, si dhe vuante nga tensioni.

Policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.