Ja që edhe një lypsar mund të dhurojë dhe rasti konkret i përket një 98 vjeçari i cili ka çuditur të gjithë Bullgarinë.
Në fund të muajit shkurt, ai u zbulua se ka dhuruar çdo qindarkë që ka mbledhur gjatë jetës së tij, mbi 40 000 euro.
Dobri Dobrev, 98 vjeç, ka humbur dëgjimin në Luftën e Dytë Botërore, ndërsa ecën çdo ditë 10 kilometra prej fshatit të tij, deri në qytetin e Sofies.
40 000 euro ai i ka dhënë në bamirësi për restaurimin e manastireve, kishave si edhe jetimoreve, godina këto që cilësohen si “në kalbje e sipër”.
I moshuari është vërtet për tu admiruar, pasi jeton me pensionin e tij shtetëror, vetëm 80 euro në muaj.





