Ditën e djeshme një aksident tragjik i mori jetën në Itali 2-vjeccares nga Kavaja, Daiana Galicaj.

I fejuari i saj, ka prekur në postimit e bëra në rrjete sociale, teksa nuk ngurron të shprehë të gjithë trishtimin dhe dashurinë e madhe që kishte për të.

Në një foto të publikuar në rrjet, teksa shfaqej krahë të resë, ai shkruan:

“Nuk di nga t’ia filloj, si më ike kështu o drita e syve të mi, o koala ime e çmuar. Më ke copëtuar gjithë zemrën, pa ty s’kam jetë. Qofsh e Xhenetit sy bukura ime dhe do takohemi shumë shpejt do t’i fillojmë në botën tjetër ëndrrat që lamë përgjysmë. Do jesh gjithmonë në zemrën time, dashuria ime!”.

I fejuari i 24-vjeçares publikon po ashtu një foto teksa ajo shfaqet pranë detit dhe fjalët që i dedikon janë këto:

“Më kujtohet kjo ditë që më the më le të flas pak vetëm me detin. Ç’a fole me detin o dashur, ç’a që të largojë nga kjo jetë, pse o shpirt më le kështu, pse. Më merr me vete o dashuria ime, dua të jem pranë teje”.