Këngëtarja Leonora Jakupi ka dhënë një intervistë së fundmi ku ka zbuluar diçka që nuk do të bënte kurrë; tatuazhe.
Kjo pasi nuk janë në shijen e këngëtares dhe për më tepër i duken të rrezikshëm për shëndetin por edhe sepse nuk ia lejon feja.
“Arsye tjetër pse nuk i dua tatuazhet është se jam besimtare e madhe dhe feja jonë i ndalon, kështu që ka shumë motive që asnjëherë nuk më ka shkuar mendja të bëj diçka të tillë dhe jam kundër, pasi më pëlqen natyralja dhe ashtu si më ka falë Zoti”, ka thënë artistja.





