Për macen që shihni në foto, duket se nuk vlen shprehja “kurioziteti vrau dhe macen”.
Ajo ka dalë e paprekur nga trazirat që përfshinë Turqinë të premten në mbrëmje, gjatë tentativës për grusht shteti nga ushtria.
Ndërkohë që policia drejtonte armët mbi ushtarët në Stamboll, macja duket teksa ecën e qetë dhe me një vështrim sfidues kalon para policit dhe tytës së armës së tij. Momenti u kap nga një fotograf i ‘Reuters’ dhe fotoja po bën xhiron e botës.
Në internet tani po bëhet një pyetje, se në anën e kujt ishte macja, nëse ishte fraksion i atyre që ishin pro grushtit të shtetit apo policisë pro-qeveritare.





