Teuta nuk arriti të marrë pikë në përballjen ndaj Egnatias, në një ndeshje ku durrsakët tentuan të reagojnë, por në fund u detyruan të pranojnë humbjen. Mesfushori Xhole Maçolli ishte një nga protagonistët e takimit, duke shënuar golin e perkohshëm të barazimit për skuadrën e tij nga pika e penalltisë. Lojtari foli mbi paraqitjen e ekipit, momentin e golit dhe përgatitjet për sfidën e radhës ndaj Dinamos.

Xhole, një humbje ndaj Egnatias. Si e komentoni ndeshjen?

Ishte një ndeshje e vështirë për ne. U përpoqëm të bënim lojën tonë dhe të merrnim rezultat pozitiv, por Egnatia ishte shumë e organizuar. Në disa momente na ndëshkuan për gabimet tona dhe kjo ndikoi në rezultatin final.

Shënuat nga pika e penalltisë. Si e përjetuat atë moment?

Penalltia ishte një moment i rëndësishëm për ekipin. U përpoqa të qëndroja i qetë dhe ta dërgoja topin në rrjetë. Jam i lumtur që arrita të shënoj, por do të doja që goli të kishte ndihmuar ekipin të merrte të paktën një pikë.

Çfarë mendoni se mungoi që të merrnit një rezultat më të mirë?

Mendoj se duhet të ishim më të përqendruar në disa momente të lojës. Në këtë nivel çdo gabim paguhet. Duhet të punojmë më shumë si ekip dhe të jemi më të fortë në fazat vendimtare të ndeshjes.

Tashmë vjen ndeshja e radhës ndaj Dinamos. Si po përgatiteni për atë përballje?

Dinamo është një kundërshtar i fortë dhe çdo ndeshje ndaj tyre është e vështirë. Ne do të analizojmë gabimet e kësaj ndeshjeje dhe do të përgatitemi maksimalisht për të marrë një rezultat pozitiv. Synimi ynë është të reagojmë dhe të rikthehemi te fitoret.

Një mesazh për tifozët e Teutës?

Dua t’i falënderoj për mbështetjen. Edhe në momentet e vështira ata janë pranë nesh dhe kjo na jep motivim. Do të bëjmë maksimumin për t’i gëzuar në ndeshjet e ardhshme.